Rastet e kancerit të qafës së mitrës po shtohen me ritme të shpejta në
vendin tonë, për shkak të mungesës së   kontrolleve të grave.

Numërohen mbi 120 raste të reja në vit të raportuara vetëm në sistemin shëndetësor publik, qe preken nga human papiloma virus dhe 50 raste qe humbin jeten.

“Kanceri i qafës së mitrës ka filluar të rritet me hope të shpejta në krahasim me para vitet 1990. 120 raste të reja regjistrohen në vit. Fatkeqësisht, përveç rritjes së numrit, ajo që ne na bën më shumë përshtypje që vazhdojnë të vijnë pacientët në spital në stade të avancuara, atëherë kur gjendja është e rëndë”, thotë mjekja onkologe Silva Çeliku.

Mjafton nje paptest, dy vite pas nisjes se marredhenieve seksuale nga femrat, per ta perseritur ate çdo dy vite ne menyre qe te mos preken nga ky virus apo te mos e lejojne t’u shkaktohet kancer.
 
Nje grup vajzash dhe grash te mbeshtetura nga Qendra per Europen Juglindore per Kontrollin e Semundjeve kane  kerkuar mbeshtetjen e institucioneve shendetesore per te ndermarre hapa konkrete me programe qe parashikojne parandalimin e kancerit te qafes se mitres.

Ministri i Shendetesise Ilir Beqja premtoi angazhimin e tij ne kete nisme.

“Shpreh mbështetjen time të fuqishme personale dhe të institucionit që unë drejtoj, për ndërtimin e koalicionit kombëtar dhe angazhimin, që brenda pesë vjetëve  të zvogëlojmë në mënyrë drastike numrin e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës dhe t’u japim gjeneratave të ardhshme të grave dhe vajzave një mundësi të barabartë për të punuar shëndetshëm dhe për të punuar pa sëmundjen e kancerit të qafës se mitrës”, tha Beqja.

E pranishme ne kete aktivitet zonja e pare Odeta Nishani, por dhe deputetë kanë firmosur Deklaraten e Mençurise qe parashikon fillim e nje nisme nderinstitucionale per parandalimin e perhapjes se kancerit te qafes se mitres ne Shqiperi. Specialistet vleresojne se ne Shqiperi ashtu si ne vende te tjera te Bashkimit Europian vaksina e kancerit te qafes se mitres duhet te futet ne programin kombetar te vaksinimit.

Top Channel