Amorim e ka jashtë planeve, shtatë klube futen në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester United
Sonte në mbrëmje luhen ndeshjet e katërta të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ku vëmendja është përqendruar në “Juventus Stadium” ku vendasit presin Realin e Madridit, një sfidë e vlefshme për grupin B.
Juventusit i duhet fitorja për të vazhduar ëndrrën europiane, ndërsa Reali mbërrin në Torino si udhëheqës i grupit me pikë të plota në tre ndeshjet e para. Ndeshja tjetër në këtë grup është ajo mes Kopenhagenit dhe Gallatasarajit. Turqit që mbajnë vendin e dytë do të kërkojnë pikë të plotë përpara përballjeve me Juventusin dhe Realin më pas.
Në grupin A, Manchesteri kryesues luan në Spanjë ndaj Real Sociedad, ndërsa Leverkuseni në Ukrainë në një ndeshje të vështirë për vendin e dytë.
Në grupin C, PSG thuajse e kualifikuar pret në shtëpi Anderlehtin, ndërsa beteja për vendin e dytë duket se do të përcaktohet nga rezultati i takimit në Greqi mes Olimpiakosit dhe Benfikës.
Në grupin D, Bajerni i Mynihut kryesues udhëton për në Çeki për t’i vënë kapakun kualifikimit në ndeshjen ndaj Plzen-it që mban vendin e fundit në grup, ndërsa City mund të konsolidojë vendin e dytë në rast fitoreje ndaj CSKA-së në Angli.
Ndeshjet luhen në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në paketën SuperSport në Digitalb.
Top Channel