Skandal në San Siro/ Inter dhe Milan të përfshira në gjyqin “Double Curve”, dënime të rënda për krerët e tifozëve
Nga Turqia nuk mbërrijnë aspak lajme të mira për Juventusin. Presidenti i Gallatasarajit, Unal Aysal premoi nga 250 mijë euro për kokë, futbollistë dhe staf teknik, nëse skuadra në fund të ndeshjeve të fazës në grupe do të siguronte vendin e dytë.
Shifrat janë marramendëse dhe askush më parë nuk ka dhënë të tilla shpërblime për kalimin e grupit. Megjithatë, trajneri Mancini do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga një pjesë e kësaj shume për të patur në dispozicion Uesli Shnajder dhe portierin Muslera, dy mungesat e mëdha të turqëve në sfidën ndaj Kopenhagenit.
Holandezi do të mungojë për shkak të “dëmtimit të zakonshëm muskular”, ndërsa Muslerën e mbajti në Stamboll një gisht i thyer i këmbës së djathtë. Portieri i parë i Gallatasarajit do të zëvendësohet nga një 19-vjeçar, që eksperiencën e vetme ndërkombëtare e ka me skuadrën U19 të Gallatës.
Gallatasaraj ndodhet në vendin e dytë në grupin B me 4 pikë, pas Realit që kryeson me 9 pikë, ndërsa ndiqet nga Juventusi me dy pikë.
Top Channel