Skandal në San Siro/ Inter dhe Milan të përfshira në gjyqin “Double Curve”, dënime të rënda për krerët e tifozëve
“Është një ndeshje e rëndësishme ku do të hasim shumë vështirësi sepse Barcelona është gjithmonë skuadra më e fortë në Botë. Duhet të jemi në lartësinë e duhur nga pikëpamja fizike dhe psikologjike. Shkurt, duhet ndeshja perfekte nga ana jonë.”
Këto janë fjalët e Massimiliano Allegrit në prag të sfidës ndaj katalanasve në Ligën e Kampioneve që do të luhet të mërkurën. Gjithsesi, tekniku i kuqezinjve nuk beson se një fitore largon krizën që ka pushtuar Milanin.
“Nuk dilet nga kriza me një ndeshje. Duhet të vazhdojmë punën e të gjejmë zgjidhjen për të dalë nga kjo situatë”, shtoi Allegri, i cili nuk pranoi të bënte komente lidhur me polemikat mes Barbara Berlusconit dhe Adriano Gallianit.
“Nuk kam komente për çështje të tilla. Unë dhe lojtarët mendojmë vetëm për lojën, për kalimin e grupit dhe për ngjitjen në kampionat.”
Top Channel