Amorim e ka jashtë planeve, shtatë klube futen në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester United
Sebastian Vettel dominoi Cmimin e Madh të Abu Dabit duke fituar garën e shtatë radhazi në këtë sezon të Formulës 1 dhe duke e bërë këtë gjë në praninë e prindërve të tij.
“Fitorja para tyre ka një domethënie të veçantë për mua. Ata më kanë rritur dhe më kanë parë gjithmonë kur luaja me makina. Tani “luaj” me makina më të mëdha dhe më shohin shumë njerëz nëpër Botë, por jam i emocionuar që këtë fundjavë prindërit janë pranë meje. Këtë fitore ia kushtoj atyre për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë”, theksoi katër herë kampioni i Botës në Formulën 1.
Vettel nuk harroi pa falenderuar skuderinë Red Bull dhe furnizuesin me motorrë të ekipit, Renault.
“Më dukej vetja sikur po fluturoja. Ishim shumë të shpejtë dhe për këtë gjë ka meritë Renault. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të na japin një motorr po kaq të fuqishëm dhe të besueshëm sa i sivjetshmi.”
Top Channel