Amorim e ka jashtë planeve, shtatë klube futen në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester United
Fernando Alonso e ka humbur mundësinë për të luftuar për titullin kampion që në verë, por spanjolli i Ferrarit gjithmonë gjen një motiv për të luftuar në pistë.
Lufton për fitoren, podiumin dhe zonën e pikëve me të njëjtin shpirt gare. Në Abu Dabi u nis nga vendi i dhjetë dhe në fund arriti një vend të pestë heroik pas një dueli me Vergne ku rrezikoi me një dalje jashtë piste që i shkaktoi një vizitë tek mjeku.
Sipas protokollit të FIA-s, kur në një përplasje apo në një kërcim të makinës si në rastin e Alonsos qafa i nënshtrohet një force rëndese prej 28 G, tek njëvendëshja aktivizohet një dritë e kuqe dhe piloti duhet të shkojë në spital për një kontroll.

“Fatmirësisht i kam të gjitha dhëmbët në vend, por më dhemb pak kurrizi sepse ishte goditje e fortë”, theksoi Alonso pas daljes nga spitali.
Alonso po dilte nga bokset për herë të dytë kur u gjet mes Vergne dhe Massa. Francezi i Toro Rossos nuk e pa ferraristin dhe vazhdoi trajektoren e tij duke detyruar Alonson të ecte me shpejtësi jashtë piste dhe makina kërceu duke rrezikuar seriozisht një aksident të rëndë.

Ndërkohë që ndodhte kjo, Vettel fluturonte me Red Bullin e tij drejt fitores së njëmbëdhjetë sezonale dhe asaj të shtatë radhazi.
Top Channel