Conte: Luajmë gjithçka ndaj Realit

04/11/2013 00:00

I motivuar dhe i ndërgjegjshëm për forcën e Juventusit të tij, Antonio Conte nuk fshihet para supersfidës së Champions League ndaj Real Madrid.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne në kuadër të kalimit të grupit. Luajmë kundër një skuadre shumë të fortë, por do të mundohemi që nëpërmjet tifozëve të krijojmë një atmosferë të vështirë për ta”, theksoi tekniku i kampionëve të Italisë.

“Duhet të tregojmë që meritojmë të kalojmë në fazën tjetër. Kundërshtarët tanë kanë një repart sulmues fantastik, sidomos kur i lë hapësira. Duhet të jemi të kujdesshëm taktikisht”, shtoi Conte.

Trajneri juventin i bëri thirrje tifozëve që të ndihmojnë skuadrën e tyre në këtë përballje shumë të vështirë: “Pres që tifozët të jenë të nxehtë në stadium. Duhet të na mbështesin në momentet pozitive dhe ato negative.”

Juventusi ndodhet në një pozitë shumë të vështirë në grupin B të Ligës së Kampioneve pasi në 3 ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Reali me 9 pikë duket i kualifikuar dhe bardhezinjtë do të luftojnë me turqit e Gallatasarajit për vendin e dytë dhe kalimin në turin tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB