Seria A, dishezë Milan, OK Juve e Napoli

03/11/2013 00:00

Nuk ka të ndalur disheza dhe zhgënjimi i Milanit. Kuqezinjtë e Alegrit janë mundur sërish në shtëpi, këtë herë nga Fiorentina me rezultatin 2-0.

Në “San Siro”, skuadra e drejtuar nga Montela zhbllokoi ndeshjen me Vargasin në minutën e 27-të pas një goditje standarte që devijohet, ndërkohë në pjesën e dytë sërish me fat lojtarët e Fiorentinos.

Një top i devijuar nga portieri shkon në këmbët e Valeros që shënon edhe golin e dytë.

Ndërkohë, në “San Paolo” Napoli mund 2-1 Catanian, duke iu përgjigjur fitores së Juventusit.

Në minutat e 15 dhe më pas 20 Callejon dhe Hamsik shënojnë dy golat për skuadrën e Benitez, ndërkohë që Catania ngushtoi diferencën me Castron.

Një gol i vetëm nga Paul Pogba i mjaftoi Juventusit për të vazhduar rrugën e ndjekjes së kryesuesve të Romës, duke dalë fituese nga transferta e ndërlikuar e Parmës.

Fusha e “Tardini”-t, ku kampionët në fuqi kishin barazuar në dy sezonet e fundit edhe një herë rezultoi e vështirë për bardhezinjtë, të cilët vuajtën shumë për të fituar.

Pas një pjese të parë të barazpeshuar, gjatë së cilës Parma gjithsesi pati një rast të mirë për shënim nëpërmjet Gobbit, torinezët ritën ritmin në të dytën, duke dominuar zotërimin e topit dhe duke krijuar disa raste të mira për shënim.

Në një lëvizje surprizë, 20 minuta nga fundi trajneri Conte zëvendësoi dyshen sulmuese Tevez-Giovinco me Llorente-Quagliarella dhe pikërisht ky i fundit, vetëm dy minuta pasi u hodh në fushë goditi traversën e në topin e rikthyer në lojë, Pogba mundi të mbërrinte i pari e të shënonte golin e vetëm të takimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA