Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Vatikani pezulloi nga detyra një klerik të lartë në Gjermani, pas akuzave të publikuar në mediat vendase, për shpenzimet marramendëse të tij.
Peshkopi i Limburgut, Franz-Peter Tebartz-van Elsit akuzohet se ka shpenzuar 31 milion euro vetëm për rezidencën e tij zyrtare, një shifër kjo astronomike për gjermanët, një pjesë e të cilëve paguajnë taksa për Kishën Katolike.
Vatikani i cilësoi si të pavenda shpenzimet e Peshkopit, në një periudhë krize botërore. Pezullimi i tij është hapi i pari i hetimit të nisur nga Selia e Shenjtë, që mund të pasojë edhe dëbimin e tij.
Dy ditë më parë, peshkoi gjerman u takua me Papën Françesku i thërritur nga ky i fundit për të sqaruar akuzat e publikuara në media.
Autoritetet gjermane thanë se në rezidencën zyrtare të Peshkopit, gjetën një banjo me një vlerë prej 15 mijë eurosh, një tavolinë prej 25 mijë eurosh dhe vetëm pjesa e ndërtuar për lutjet private të tij, kushtonte 2.9 milion euro.
Kjo nuk është hera e parë që Peshkopi Franz-Peter Tebartz-van Elst akuzohet për shpërdorim të shumave marramendase. Ai është kritikuar shpesh për stilin e tij luksoz të jetesës dhe në një rast për fluturimin në klasin e parë të një avioni për të takuar të varfërit në Indi.
Papa Françesku vetë ka hequr dorë nga shumë privilegje që i njeh posti dhe në shumë fjalime ka lënë të kuptohet “se nuk është simpatizant” i klerikëve “luksozë”.
Top Channel