Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Celulari i kancelares gjermane Angela Merkel mund të jetë përgjuar nga Shtetet e Bashkuara. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kancelares, i cili ka sqaruar se Gjermania ka informacione që sugjerojnë një gjë të tillë.
Për këtë arsye, ka njoftuar zëdhënësi, Merkel i ka telefonuar sot presidentit Obama për t’i kërkuar sqarime dhe i ka shprehur qëndrimin e saj se, “nëse kjo rezulton e vërtetë, do të ishte e papranueshme”.
Zëdhënësi ka saktësuar se informacionet që zotëron qeveria e Berlinit konfirmojnë përgjimin e celularit të kancelares dhe për këtë arsye i janë kërkuar sqarime administratës amerikane.
Nga ana e tij, presidenti Obama ka siguruar kancelaren se telefoni i saj nuk është përgjuar kurrë, ka njoftuar ndërkohë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
“Nuk e di në detaje se çfarë presidenti Obama i ka thënë kancelares Merkel, por Shtetet e Bashkuara nuk e kanë monitoruar kurrë celularin e saj”, ka deklaruar Carney.
Ai ka shtuar se, “siç ka thënë gjithmonë presidenti, jemi të angazhuar të mbledhim informacione të fshehta duke u përpjekur të gjejmë një balancë mes sigurisë dhe tutelës së privatësisë”.
Lajmi për përgjimin e mundshëm të telefonit të gruas më të fuqishme në botë ishte publikuar nga prestigjozja “Spiegel” në edicionin e saj online.
Top Channel