Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Në përgjigje të skandalit të pergjimeve të NSA-se, Parlamenti Europian miratoi me një shumicë të ngushtë votash një rezolutë jodetyruese, e cila kërkon pezullimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara mbi programin e gjurmimit të financave të të dyshuarve për terrorizëm.
Dokumenti u aprovua me 280 vota pro, 254 kundër dhe 30 abstenime.
Edhe pse Parlamenti nuk ka fuqi zyrtare për pezullimin e një pakti ndërkombëtar, Komisioni Europian, thuhet në rezoluten e aprovuar prej tij, duhet të veprojë nëse ligjvënësit tërheqin mbështetjen e tyre për një marrëveshje të caktuar.
Në dokument shprehet keqardhje për faktin që asnjë vend anëtar i BE-së nuk ka hetuar mbi akuzat e përgjimeve dhe i nxit shtetet në fjalë të autorizojnë një hetim të qëndrës së krimit kibernetik pranë Europolit.
Aty kërkohet një verifikim i plotë teknik i pretendimeve se autoritetet amerikane kanë pasur qasje të paautorizuar në bazat e të dhënave ose se kanë krijuar hapësira të mundshme për serverat “SËIFT”, ku instalohen e konfigurohen programe aplikative që bëjnë të mundur komunikimin me kete rrjet.
Në rezolutë përmendet gjithashtu edhe nevoja për një hetim të veçantë të Komitetit të Lirive Civile mbi përgjimin masiv të qytetarëve të Bashkimit Europian.
Votimi në Parlamentin Europian erdhi në kohën kur administrata amerikane i mohoi akuzat e gazetës “Le Monde” mbi aktiviteteve amerikane të zbulimit në Francë, ndërsa Uashingtoni përballet me kritika të ashpra mbi pohimet e reja se ka spiunuar aleatët e tij.
Top Channel