Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Pakistani kërkon ndalimin e sulmeve më avione të telekomanduar, pas publikimit të raportit të Amnesty International dhe Human Rights Watch, që kritikonte administratën amerikane.
Sipas organizatës ndërkombëtare, Uashingtoni mori të drejtën për të vrarë duke anashkaluar normat ndërkombëtare, ndërsa Islamabadi ka mbajtur një qëndrim të paqartë.
Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara e mbrojnë strategjinë e tyre të anti-terrorit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se:
“Këto janë operacione të qarta, të ligjshme dhe efikase. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë nuk ndërmarrin sulme vdekjeprurëse kur ekziston e gjithë aftësia për të kapur terroristët”.
Kryeministri pakistanez, Nauaz Sharif, që takohet të mërkurën me presidentin amerikan Barack Obama, i cilësoi sulmet me avionë pa pilotë si një pengesë për luftën kundër terrorizmit.
Sulmet kanë ndezur protesta në Pakistan. Viktimat prej vitit 2004 janë nga 2.000 në 4.700, kryesisht nga zonat tribale në kufi me Afganistanin.
Top Channel