Kinë, kërkohet lirimi i gazetarit

23/10/2013 00:00

Gazeta kineze “The New Express”, me qendër në provincën Guanzhou, publikoi një artikull të rrallë, përmes të cilit kërkohej lirimi i një prej gazetarëve që është ndaluar nga policia.

Ajo kërkoi lirimin e Cen Jongzho, i cili u ndalua javën e kaluar. Gazeta tha se, “burgosja e Cen lidhej me shkrimet e tij për një kompani ndërtimi pjesërisht shtetërore që ndodhej në Hunan”.

Policët në Hunan shpjeguan se gazetari u ndalua sepse i shkaktoi dëme emrit të biznesit. Në fillim të këtij viti, Cen shkroi disa shkrime për “Zoomlion”, kompaninë që është pjesërisht në pronësi të qeverisë rajonale të Hunanit.

Gazeta “New Express” nxorri kryeartikullin e tij me tre fjalë: “Ju Lutem Lirojeni” dhe shpjegoi se deri tani kishte qëndruar në heshtje sepse kishte frikë se Cen, që u arrestua më 19 tetor, mund të keqtrajtohej.

Si të gjitha gazeta, edhe “The New Express” i nënshtrohet kontrolleve strikte të shtetit kinez, por pavarësisht kësaj, ajo ka fituar famë përmes gazetarisë investigative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB