Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Banka Qendrore Europiane njoftoi nisjen e një kontrolli për të verifikuar “shëndetin” e bankave kryesore huadhënëse që operojnë në Eurozonë.
BQE, që në janar të 2014-ës merr rolin e supervizorit, ashtu sic parashikon marraveshja e arritur prej muajsh mes vendev të Bashkimit Europian, thotë se “stres testet” do të ndihmojnë në zbulimin e risqeve potencialë.
Sipas planit, bankave me humbje, mund t’u kërkohet balancimi i hyrje-daljeve. Presidenti i BQE-së, Mario Draghi tha stres testi do të zhvillohet tek bankat më të mëdha që operojnë në Eurozonë, të cilat mbulojnë rreth 85 përqind të sistemit bankar të monedhës së përbashkët.
“Ne besojmë se ky hap do të forcojë besimin tek sektori bankar dhe balancat e gjithë sistemit”, tha Draghi.
Testi do të nisë në muajin nëntor dhe pritet të përfundojë pas një viti me synimin e rritjes së transparencës së sistemit, riparimit dhe rikthmit të besueshmërisë së tij.
Në listën provizore ku do të kryhet “stres testi” përfshihen 24 banka gjermane, 16 banka në Spanjë, 15 në Itali, 13 në Francë, 7 në Holandë, 5 në Irlandë dhe nga 4 në Greqi, Qipro dhe Portugali.
Top Channel