50 shtetasë britanikë pjesë e Al-Shabab

23/10/2013 00:00

Të paktën 50 shtetas britanikë kanë lidhje me organizatën terroriste të Al-Shababit apo organizatat e tjera të terrorit, raportoi të mërkurën “BBC”.

Shumica e këtyre personave kanë udhëtuar apo tentuar që të mbërrijnë në Somali.

Al-Shabab është përgjegjëse për sulmin vdekjenprurës mbi një qendër tregëtare në Kenia në muajin Shtator, sulm në të cilin gjetën vdekjen të paktën 67 persona.

Me lidhje të ngushta me Al-Kaedën, kjo organizatë terroriste lufton për të vendosur ligjin islamik në vend.

Lista në dorë të “BBC”-së është përpiluar mbi bazën e kombinimit të disa burimeve, përfshi të dhëna nga gjykatat britanike dhe ato të huaja.

Megjithatë, besohet se lista e plotë e britanikëve dhe europianë të tjerë që kanë marrë armët për të luftuar përkrah organizatave terrroriste është e panjohur plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB