Vlorë, faza e dytë ndaj ndërtimeve pa leje

22/10/2013 00:00

Pritet që prej kësaj të mërkure të filloje faza e dytë e prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare në qytetin e Vlorës.

Gjate kesaj te marte policia e rendit, INUK dhe policia bashkiake kane rrethuar nje objekt shumekatesh i cili eshte planifikuar te prishet.  

Burime nga policia sqarojne se pas studimit te projektit objekti do te shkaterrohet me tritol. Ne kete zone pritet qe pas prishjeve te ndertimeve pa leje te ndertohet shetitorja e madhe buze detit.

Ende asnje informacion nuk jepet nese do te kete demshperblime per objektet qe jane ndertuar buze vijes bregdetare me leje te rregullta ndertimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA