Së shpejti do të ketë një vaksinë edhe për ethet hemorragjike të Krime
Kongos. Rastet e shumta që preken dhe vdekshmëria e lartë e kësaj
sëmundjeje ka bërë që mjeket te kërkojne prodhimin e nje vaksine te
tille per te parandaluar perhapjen e kësaj semundjeje te rrezikshme, qe
perhapet nga kafshet, por dhe nga njeriu te njeriu.

Shqiperia ka diagnostikuar 70 raste, nderkohe qe ne Kosove jane shenuar disa te vdekur kete vit.

“Duhet të ketë një vaksinë, sepse vaksinimi është një pjesë e rëndësishme e kontrollit të çdo lloj sëmundjeje. Natyrisht një pjesë e mirë e rasteve diagnostikohen kur sëmundja shfaq hemorragji, e cila është pak vonë në ecurinë e sëmundjes, prandaj ne përpiqemi që ta kapim sëmundjen sa më herët. Situata në Kosovë është disi më e rrezikshme, pasi atje ka patur më tepër vdekje dhe format klinike janë më të rënda”, thotë Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Invektive në ISHP.

Në një konsorcium në Tiranë janë mbledhur shkencëtare nga 18 vende nga Europa, Azia dhe Afrika, të cilët kanë diskutuar për diagnostikimin e hershëm te kesaj semundjeje, trajtimin e saj dhe nevojen e domosdoshme per prodhimin e vaksines.

Mjekim falas per kancerin

Personat e diagnostikuar me tumor do te marrin trajtim shendetsor falas, por duhet te ndjekin sistemin e referimit duke u paraqitur fillimisht tek mjeku i familjes.

“Vendosëm të përjashtojmë aplikimin e tarifave për shërbimet mjekësore të ofruara për të sëmurët me sëmundje tumorale. Ne jemi të angazhuar që të ndërhyjmë sa më shpejt dhe përfshijmë në masat afatshkurtra furnizimin shumë më të plotë të QSUT-së me barnat që duhen për këto sëmundje. Gjykuam dhe vendosëm që nga 1 tetori të bënim zero edhe tarifat e ekzaminimit për gratë shtatzëna”, tha Beqja.

Ne planet afatgjata ministri i Shendetesise Ilir Beqja tha se do te shtohet numri i qendrave te trajtimit te semureve me tumor. 

Top Channel