SHBA, papunësia në vendnumëro

22/10/2013 00:00

Ekonomia amerikane hapi 148 mijë vende të reja pune në muajin shtator duke ulur në nivelin e 7.2 përqindëshit papunësinë në ekonominë më të madhe në botë.

Shifrat u publikuan nga Departamenti i Punës. Publikimi i raportit mujor ishte pezulluar për shtatorin, pas mbylljes së pjesshme të qeverisë federale në fillim të tetorit.

Shifra është larg 180 mijë vendeve të reja të hapura, aq sa ishte parashikimi për shtatorin dhe specialistët druhen se ekonomia amerikane po humb shansin për rimëkëmbjen.

Profesionet dhe shërbimet e biznesit njohën rritjen më të madhe të punësimit, me rreth 32 mijë vende të reja pune, ndërsa i vetmi sektor ku pati shkurtime ishte sektori i shëndetësisë.

Në fund të shtatorit, Federal Reserve vendosi të mbajë në fuqi programin e saj të stimulimit ekonomik në një afat të papërcaktuar. Sipas këtij programi, banka qendrore amerikane blen cdo muaj 85 miliard bono.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta