Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Uashingtoni ka përgjuar edhe diplomacinë franceze. Dokumentet e bëra publike nga ish-konsulenti i Agjensise Amerikane të Sigurisë Kombetare, Eduard Snouden, nuk kanë kanë nxjerrë në pah vetëm shtrirjen e spiunazhit elektronik të Shteteve të Bashkuara nëpër botë.
Disa prej tyre tregojne gjithashtu se sherbimet sekrete amerikane kane krijuar programe inovatore per misionet e pergjimit te interesave diplomatike, perfshire ate francez ne Kombet e Bashkuara ne Nju jork dhe ambasaden ne Uashington. gazeta Le monde citon nje shenim dy faqesh te dates 10 shtator 2010, nje dokument i brendshem i klasifikuar si “top sekret” e i destinuar punonjesve te NSA-se, i cili sipas saj, lejon tekniket te mos humbasin ne labirintet e kodeve dhe akronimeve.
Megjithate, pas nenvizimit te thjeshte te shifrave dhe siglave ne dukje te pademshme fshihet nje tjeter realitet: ai i luftes elektronike, shkruan e perditeshmja franceze. Le monde pretendon se ne dokument gjenden provat e ekzistences se programit “Genie”, qe parashikon vendosjen e aparateve te pergjimit ne distance, nje menyre interceptimi qe ne territorin amerikan njihet si “US-3136” ; ndersa jashte vendit si “US-3137”.
Dokumenti permend mbikqyrjen e ambasades se Frances ne Uashington me emrin e koduar “Wabash”, dhe ‘’Blackfoot’’ per ate te perfaqesise franceze ne OKB. pretendimet e Le Monde-it se NSA-ja ka pergjuar edhe me miliona thirrje telefonike te qytetareve franceze, kane qene pjese e bisedimeve te sekretarit amerikan te Shtetit John Kerry me ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius ne Paris.
Nje zedhenesi i ketij te fundit u tha gazetareve se gjate takimit, Fabius i kërkoi homologut amerikan shpjegime mbi praktikat e spiunazhit. Te hënën, presidenti Barack Obama i telefonoi presidenti francez Francois Hollande për të diskutuar mbi zemërimin francez rreth skandalit.
Shefi i Shtepise se Bardhe i tha udhëheqësit francez se Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë zbulimet e grumbulluara për të siguruar një balance mes sigurisë dhe privatësisë, por autoritetet amerikane pretendojne ne te njejten kohe se disa akuza mbi aktivitetet e Shteteve te Bashkuara të publikuara në median franceze, jane “të shtrembëruara”.
Top Channel