Kina: Përparime për të drejtat e njeriut

22/10/2013 15:50

Kina mbrojti përparimin e kryer në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, gjatë seancës së radhës të mbledhjes së Agjensisë së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, Zvicër.

Kjo është hera e parë që Kina i përgjigjet kritikave për shkelje të përhapur të të drejtave të njeriut përpara një komisionit të OKB-së, që prej marrjes së detyrës nga presidenti Xi Jinping në Mars 2013.

Të dërguarit kinezë pranuan përpara komisionit se mbetet ende për të bërë në promovimin e të drejtave të njeriut, por theksuan se gjatë katër viteve të fundit janë përparime të “mirënjohura” ekonomike dhe shoqërore.

Të gjithë anëtarët e OKB-së përgjigjen për respektimin e të drejtave të njeriut në vendet e tyre përpara këtij paneli në Gjenevë një herë në katër vjet.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, diskriminimi i pakicave apo grupeve të caktuara shoqërore mbetet ende i gjithpërhapur në vendin më të populluar të botës.

Megjithatë, Pekini pretendon se janë arritur rezultate konkrete në fushën e reduktimit të varfërisë, respektimit të minoriteve, aksesit ndaj shëndetësisë dhe edukimit, si dhe përkujdjes ndaj të moshuarve.

Të martën, ndërsa disa vende anëtare si Venezuela dhe Indonezia përgëzuan arritjet e Kinës në fushën e të drejtave të njeriut, Gjermania, Meksika, Kanadaja dhe Bregu i Fildishtë shprehën shqetësimin e tyre mbi raportimet për tortura të përhapura në kushtet e burgimit, për përdorimin e gjerë të dënimit me vdekje dhe censurën në media.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA