Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Sulmet me avionë të telekomanduar në Pakistan janë përgjegjës për vrasje të paligjshme, disa prej të cilave mund të konsiderohen si krime lufte.
Deklarata është bërë nga organizata Amnesty International, që ka theksuar se ka shqyrtuar nëntë sulme të fundit me dronë në Uaziristanin Verior dhe ka gjetur një numër viktimash që në momentin e sulmit ishin të çarmatosur.
Në një raport të veçantë që hedh dritë mbi gjashtë sulme amerikane në Jemen, Human Rights Watch thotë se dy prej tyre vranë civilë të rastësishëm, duke shkelur ligjin ndërkombëtar.
Lufta me dronë është bërë e zakonshme në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër Al Kaedës dhe talebanëve. Gjithësesi, vetëm pak detaje dihen për operacionet amerikane me këtë mjet luftarak.
Liderë të hershëm të Al Kaedës dhe guerrilasve janë vrarë në sulme të tilla në Pakistan, por krahas tyre kanë humbur jetën edhe shumë civilë.
Këto sulme kanë shkaktuar vazhdimisht irritimin e popullit në Pakistan, ku shumë vlerësojnë se ato shkaktojnë vdekje e plagosje pa dallim.
Javën e kaluar, një hetim i OKB-së zbuloi se sulmet amerikane me dronë kanë vrarë të paktën 400 civilë në Pakistan, shumë më tepër nga sa ka vlerësuar administrata amerikane.
Raportuesi i posaçëm i OKB-së, Ben Emmerson akuzoi Shtetet e Bashkuara se po sfidojnë normat ligjore ndërkombëtare duke mbrojtur përdorimin e forcës vdekjeprurëse jashtë zonave të luftës.
Përcaktimi me saktësi i numrit të viktimave dhe identifikimi i tyre pas sulmeve të tilla është e pamundur, pasi mediat e pavarura nuk hyjnë dot në zonat tribale në afërsi të kufirit me Afganistanin.
Top Channel