Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Ndërsa zjarrëfikësit po ndeshen me flakët në pyjet, në shtetin New South Wales të Australisë, vjen paralajmërimi se ato mund të bashkohen në një
zjarr të madh, të padominueshem. Tre zjarret në afersi të Lithgou-t,
prane Blu Mauntins mendohet se mund të formojnë një vatër të madhe.
New South Wales eshte dëmtuar rende nga zjarret pas shtatorit me te nxehte, gjatë të cilit u shënuan temperature të larta. Ketu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Disa prej komuniteteve jane keshilluar te lene shtepite ne Blue Mauntins, ne perendim te Sidneit.
“Nuk ka patur shpërngulje të detyruar. Ne vazhdojmë të shikojmë një komunitet shume pergjegjes, te kujdeshem qe po ndjek keshillat dhe po merr vendimet e duhura”, u shpreh Shane Fitzsimmons, komisioneri i New South Wales.
Shuarja e zjarreve nuk do te jete e lehte, veçanerisht të mërkurën kur temperaturat parashikohen të rriten me shume dhe parashikohen erera të forta.
Të paktën 58 vatra numerohen në të gjithë shtetin e New South Wales dhe flakët e më shumë se 10 zjarreve janë të padominueshme. Të paktën nje person ka vdekur, si pasoje e nje infarkti- ne perpjekje per te mbrojtur shtepite dhe qindra banesa jane shkrumbua.
Ushtria australiane po hetohen nese “stervitja ushtarake, gjate te cilës u përdoren eksploziv u be shkak për shpërthimin e zjarrit”. Siç raporton media lokale, të hënën një djalë 11-vjeçar në zonën e Port Stivens u akuzua per zjarrvenie me dashje, por edhe nje tjeter 15-vjeçar u arrestua për të njëjtën arsye. Një prej zjarreve ne Hitherbre, detyroi autoritetet te mbyllin aeroportin New Castle dhe detyroi qindra persona te shperngulen. Shume prej zjarrfikseve, që jane vullnetare, duken te lodhur dhe disa prej tyre kane humbur shtëpite.
Top Channel