Arabia Saudite nuk i ka zbatuar rekomandimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për respektimin e të drejtave të njeriut në vend.
Sipas “Amnesty International”, jo vetëm që nuk ka një reflektim të rekomandimeve, por respektimi i të drejtave të njeriut është përkeqësuar gjatë viteve të fundit.
“Premtimet e realizuara nga Mbretëria e Arabisë Saudite përpara Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në vitin 2009 nuk janë vënë kurrë në zbatim”, shkruhej në raportin e “Amnesty”.
“Autoritetet saudite vazhdojnë të shtypin aktivistët nëpërmjet arrestimeve arbitrare, kërcënimit, gjyqeve të padrejta, torturës dhe trajtimit çnjerëzor në burgje”, shtoi raporti.
“Fshikullimi” i “Amnesty” vjen një javë pasi Riadi refuzoi që të pranonte mandatin si anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit, duke akuzuar OKB-në për mungesë efektshmërie në zgjidhjen e krizës siriane dhe të çështjes palestineze.
Top Channel