Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan për të reduktuar sanksionet e
vendosura ndaj Iranit, pavarësisht diskutimeve mbi programin bërthamor
që u zhvilluan javën e kaluar në Gjenevë.
Sekretari amerikan i Thesarit, Xhakob Lju nuk dha për emisionin “Meet the Press” të NBC i quajti keto diskutime të parakohshme.
“Eshte e parakohshme të flasim për lehtësimin e sanksioneve,. Mendoj se sanksionet po japin rezultat, prandaj filluan bisedimet. Duhet të sigurohemi se iranianët po ndërmarrin hapat për t’u larguar nga armët bërthamore. Duhet të shohim prova konkrete. Nuk do të heqim dorë nga sanksionet deri sa të ketë veprime nga Irani”, tha Lju.
Në komentet për rrjetin NBC, Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se rëndësi kanë rezultatet konkrete dhe jo deklaratat e iranianëve. “Nuk bëhet fjalë për shpresa. Kërkohen rezultate aktuale dhe ky duhet të jetë shpërbërja e plotë e programit bërthamor të Iranit- tha ai- Nëse realizohet kjo, do të ishte shumë mirë. Nëse arrihet në mënyrë paqësore, aq më mirë”.
Ministri i Jashtëm iranian Mohamed Xhavad Zarif foli javën e kaluar mbi shpresat për të ndalur atë që e cilësoi si “krizë e panevojshme”.Bisedimet e Gjenevës përfshinin iranin dhe grupin P5+1, ku bëjnë pjesë pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania.
Këto ishin diskutimet e para që pas zgjedhjes së presidentit të ri iranian Hasan Rouhani, i cili konsiderohet më i moderuar. Palët do të takohen përsëri muajin e ardhshëm.
Top Channel