Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Shpërthimi i një autobusi vrau të paktën pesë persona në qytetin e Volgogradit në jug të Rusisë.
Hetuesit rusë thanë se bëhej fjalë për një bombë-vënie të qëllimshme. Ata dyshojnë se autorja ka qenë një femër, bashkëshortja e një militanti ekstremist islamik që ka hedhur veten në erë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale dhe të plagosurit numërohen mbi 20. Raportimet flasin për rreth 40 pasagjerë në momentin kur ndodhi shpërthimi.
Fillimisht u dyshua se shpërthimi kishte ardhur nga një bombël gazi, por më vonë hetimet zbardhën se bëhej fjalë për një sulm vetëvrasës që në Kaukazin Verior nuk kanë qenë të rralla vitet e fundit.
Sulmet merren përsipër nga grupe separatiste që kërkojnë ngritjen e shtetit islamik të Dagestanit dhe Çeçenisë.
Top Channel