Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Zbulimi i një vajze bjonde në një kamp romësh në Greqi nxorri serish mbi
sipërfaqe jetësen grupin nomad, që mbetet në periferi të shoqërisë
europiane.
Por cila është historia e pakicës më të madhe në Europë?
Prej kohësh kur ata hynë në Europë nga India, mijera vjet më parë, ishin në shenjestër të diskriminimit. Vendet miratuan një sërë ligjesh për të shtypur kulturën e tyre dhe për t’i mbajtur ata jashtë rrymës kryesore të shoqërisë, madje shkuan me larg se kaq.
Romët ishin skllevër në Hungari dhe Rumani, në shekullin e 15-të, ndërsa 500 vjet më vonë ishin ne shenjester te asgjesimit nga gjermanet. Romët janë lene ne harrese dhe kjo u vertetua nga rasti i çiftit rom, që u akuzua për rrembim dhe abuzim femije ne Greqi. Avokati i çiftit tha se ata adoptuan fëmijën nga nëna biologjike, por nuk ndoqen nje process ligjor. Dezideriu Gergeli, drejtori i Qendres Europiane per te Drejtat Rome shpjegoi se “kjo ngjarje do te shtoje racizmin ne pikturen e pergjithshme te komunitetit rom. Kriminaliteti nuk duhet te lidhet me etninë-nënvizoi ai”.
Sot 1 ne 3 romë jane te papune ne Europe, 90 % jetojne nen kufirin e varferise-duke iu referuar Agjensise se Bashkimit Europian per te Drejtat Themelore te Njeriut. Shume jetojne ne kampe apo karavane. Eshte e veshtire te thuash sa e preferojne kete menyre apo nëse nuk kanë nje zgjidhje tjeter.
Ne Europe jane 10-12 milione rome, pjesa me e madhe jetojne ne jug dhe lindje te Europes, megjithese mund te gjenden ne te gjithe kontinentin. Gjuha e tyre, ajo rome perfshin shume dialekte dhe vjen nga sanskrishtja; nuk eshte e shkruar, ndoshta ngaqe nuk shkruhet nga shumica rome.-sipas Universitetit Shteteror te Minesotes. Disa i perkasin fese myslimane e disa te tjere te asaj te krishtere, te konvertuar nga emigrimi, te ardhur permes Persise dhe Ballkanit. Njihen si ciganë, sepse njerezit gabimisht mendojne se erdhen nga Egjipti, por ne te vertete ata vijne nga rajoni i Panxhabit te Indisë.
Top Channel