Përgjimet amerikane, Franca kërkon shpjegime

21/10/2013 00:00

Ministri i Jashtëm Francez, Lorën Fabius i kërkoi shpjegime ambasadorit
amerikan në Paris, pas botimit të një artikull në gazetën “Le Monde” ku
shkruhet se SHBA ka pergjuar 70.3 milionë biseda telefonike në Francë,
vetëm në 30 ditë, nga 10 dhjetori i vitit të kaluar më 8 Janar të 2013.

Autoritetet e vendit e konsiderojnë një gjë të tillë “të papranueshme”…Fabius tha se ai i kerkoi shpjegime te menjehershme ambasadorit amerikan. Ministri i Brendshem Manuel Vals deklaroi me heret se akuzat jane shokuese: “Nese nje vend aleat spiunon Francen, kjo është totalisht e papranueshme”. “Le Monde” raportoi në muajin korrik se qeveria franceze kishte ndermarre nje operacione te gjere ndaj qytetareve te tij, duke u dhene agjensive te sherbimeve sekrete te drejten për të mbikeqyrur te dhenat personale.

Gazeta “Le Monde” i referohet informacioneve të bëra publike nga ish-nepunesi i CIA-s Eduard Snouden, sipas te cilave Agjensia e Sigurise Kombetare NSA ka vezhguar bizneset, zyrtaret si dhe të dyshuarit për terrorizëm.
Përgjimet janë arritur përmes disa fjalesh kyce, por besohet se ne shenjester nuk kane qene vetem telefonatat por edhe miliona mesazhe. Mbetet ende e paqarte nese diku eshte ruajtur permbajtja e bisedave telefonike apo mesazheve, apo vetem detajet se kush e ka kryer telefonaten dhe kujt i eshte drejtuar.Gazeta franceze “Le Monde” nuk thote nese operacioni i koduar “US-085” vazhdon ende.

Raportimet e fundit ndjekin shkrimet ne median gjermane, sipas te cileve- agjentet amerikane kane hakeruar emailin e ish-presidentit Meksikan Felipe Kalderon. Eduard Snouden, ish-nepunesi i NSA beri publik programet e pergjimit te SHBA-se ne muajin qershor.

Ne shenjester kishin qene vendet e konsideruara rivale nga SHBA, Kina dhe Rusia por edhe aleate si BE dhe Brazili. NSA u detyrua te pranoje se kishte mbledhur te dhenat nga emailet dhe telefonat e miliona amerikaneve. Eduard Snouden ndodhet aktualisht ne Rusi, ku eshte dhene nje vize nje vjeçare, pasi paraqiti kerkesen per azil. SHBA kerkon ekstradimin e tij, per te dale perpara drejtesise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA