" /> ">

Meksika në alarm nga uragani “Raymond”

21/10/2013 15:35

Uragani “Raymond” është duke fituar forcë përpara se të godasë brigjet perëndimore të Meksikës, paralajmëruan meteorologët gjatë së hënës.

Komisioni Kombëtar i Ujit (“Conagua”, njëkohësisht përgjegjës për fatkeqësitë natyrore) deklaroi se uragani tashmë konsiderohet i forcës tre, në një shkallë nga 1-5.

Besohet se uragani mund të godasë të njëjtën zonë të shtetit të Guerreros, që u dëmtua rëndë nga një stuhi tropikale gjatë muajit Shtator.

Me një shpejtësi aktuale të erës që arrin deri në 195 kilometra në orë, “Raymond” është i pari nga tre uraganët që pritet të godasin vendin me 110 milionë banorë gjatë këtij viti.

Qytetet bregdetare dhe disa resorte turistike në Akapulko, Guerrero dhe shtetin e Michoacanit janë vendosur në alarm, ndërsa rreshje të dendura shiu parashikohen për 72 orët e ardhshme.

Ndërkohë, autoritetet i kanë kërkuar banorëve që të jenë të përgatitur të braktisin shtëpitë e tyre, nëse do të mbërrijë një urdhër për evakuim të menjëhershëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA