Kinë, smogu mbyll shkolla dhe autostrada

21/10/2013 15:25

Smogu po shkakton probleme të mëdha në qytetin kinez të Harbinit, ku shkollat dhe autostradat u mbyllën këtë të hënë.

Për shkak të industrive të mëdha të përqendruara në zonë, dendësia e gazeve të dëmshme të përhapur në ajër është disa herë më e lartë se rekomandimet maksimale të këshilluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shikueshmëria në Harbin është reduktuar nën 50 metra në disa zona të qytetit.

Mediat shtetërore kanë lidhur përhapjen e smogut me vënien në punë të sistemit të ngrohjes së qytetit për periudhën dimërore.

Megjithatë, Kina ka një prej niveleve më alarmuese të ndotjes në botë, ndikuar shpesh nga ndërtimi i komplekseve industriale pa respektuar normat e kufizimit të ndotjeve.

Aktualisht, aeroporti i Harbinit mbetet i hapur, por rruga kryesore deri në këtë aeroport është mbyllur.

Më parë gjatë vitit, niveli i ndotjes kaloi nivelet alarmuese edhe në kryeqytetin e vendit, Pekin, shtëpi e 20 milionë banorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA