Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Ekspertët e shëndetësisë dhanë alarmin për një përhapje të poliomelitit në qytetet e shkatërruara nga lufta civile në Siri.
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi ditën e hënë se ka marrë raportime shqetësuese për regjistrimin e rasteve të para të poliomilitit në vendin e Lindjes së Mesme në 14 vjet.
Ministria Siriane e Shëndetit Publik lajmëroi se ka nisur një hetim të gjerë, por ekspertët frikësohen se për shkak të luftës civile do të jetë e vështirë të dokumentohen të gjithë rastet dhe aq më keq, të ndërhyhet në zonat ku janë përqendruar luftimet.
Sipas OBSH-së, do të jetë e pamundur që të kryhet një fushatë vaksinimi në shumë qytete, të cilat bombardohen me artileri në mënyrë të vazhdueshme.
Për shkak të luftës, numri i fëmijëve të lindur pas 2010-s të vaksinuar ka rënë në vetëm 45% të totalit.
Përpara luftës, 95% e popullsisë ishte e vaksinuar.
Situata përkeqësohet edhe më shumë duke pasur parasysh që një të tretat e të gjithë spitaleve në vend janë mbyllur, ndërsa edhe spitalet në funksionim vuajnë nga mungesë kronike medikamentesh.
Poliomiliti është një sëmundje vdekjeprurëse, e cila mund të parandalohet, por jo të shërohet pas shfaqjes së saj.
Top Channel