Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad
Një autobombë tronditi qytetin sirian të Hamës, vendi i kthyer në skenën e demostratave më të mëdha kundër regjimit të Bashar al Assad gjatë muajve të parë të kryengritjes së 2011-ës.
30 vete besohet te kene humbur jeten, ndersa numri i te plagosurve eshte i paqarte. Observatori sirian per te drejtat e njeriut me seli ne Londer, thote se shenjestra e sulmit ka qene nje postbllok i trupave qeveritare siriane. Per ngjarjen, raportoi edhe media shteterore duke shtuar se shperthimi u pasua edhe nga shkembime zjarri intensive.
Veren e vitit 2011, forcat vendase te sigurise mesyne egersisht qytetin dhe qe prej atehere, eshte krejtesisht nen kontrollin e tyre.
Hama ze nje vend te rendesishem ne historine e Sirise se diteve tona. Ne 1982-shin, presidenti i atehershem Hafez al-Assad, i ati i Basharit, dergoi trupa per shtypjen e kryengritjes se Vellazerise Muslimane sunite ne opozite. Me mijera vete u vrane e qyteti u shkaterrua.
Zhvillimet e fundit ne terren vijne ne kohen kur sipas pohimeve te kreut te Liges Arabe, konferenca e shumepritur mbi Sirine do te nise ne 23 nentor edhe pse nuk ka ndonjej njoftim zyrtar per kete date. Nabil el-Arabi i beri komentet pas takimit me te derguarin e posacem per sirine, Lakdar Brahimi, por ai vete nuk ka bere publike ndonje date te sakte deri me tani.
Top Channel