Lirohen pilotët turq e pengjet libaneze

20/10/2013 09:00

Nëntë pelegrinë shiitë libanezë të marrë peng prej kryengritësve sirianë në Maj 2012 mbërritën të dielën në Bejrut, një ditë pasi u lanë të lirë.

Gjithashtu, u liruan edhe dy pilotët turq, të mbajtur peng në Liban nga grupime pranë rebelëve sirianë.

Ata u pritën në Stamboll nga kryeministri Recep Tayyip Erdogan, i cili i dha mirëseardhjen pilotëve të “Turkish Airlines”, të rrëmbyer më parë gjatë vitit rrugës për në aeroportin e Bejrutit.

Lirimi i 11 pengjeve u mundësua nga ndërmjetësimi i Turqisë, Katarit dhe Autoritetit Palestinez, që i kërkuan presidentit Bashar al-Assad lirimin e disa të burgosurave femra nga burgjet siriane.

Nuk është ende e qartë nëse Damasku e ka përmbushur këtë pjesë të marrëveshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA