Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Kryeministri pakistanez Nawaz Sharif do të takohet me presidentin Barack Obama në Uashington javën e ardhshme, biseda e tij e parë me liderin amerikan që nga marrja e detyrës në qershor.
Nuk pritet ndonjë përparim rreth problemeve si sulmet amerikane me avionët pa pilotë, thotë Zëri i Amerikës, apo edhe lidhjet e ushtrisë pakistaneze me kryengritësit afganë. Megjithatë, në mediat amerikane ka raporte se Sharifi do të përmendë cështjen delikate për të dy palët.
Pavarësisht mosbesimit dhe dyshimit të ndërsjelltë, takimi konsiderohet i domosdoshëm për marrëdhëniet dypalëshe. Pakistanit i nevojitet ndihma e huaj qe te kaperceje problemet e pershkallezuara ekonomike dhe nje krize te ngutshme te energjise. Amerika nga ana tjeter kerkon mbeshtetjen e Islamabadit për një tërheqje të rregullt të shumicës së trupave te saj nga Afganistani fqinj vitin e ardhshëm.
Për më tepër, Uashingtoni dëshiron që Pakistani të përdorë ndikimin e tij me talebanët afganë për t’i dhënë fund dhunës dhe të bashkohet në procesin e pajtimit politik. Marrëdhëniet dypalëshe u ashpersuan ne vitet 2011 dhe 2012 pas aksionit ushtarak amerikan per vrasjen e Osama Bin Ladenit brenda terrirorit pakistanez dhe sulmit ajror te NATO-s qe mori gabimisht jetet e mbi 20 ushtareve pakistaneze ne kufi.
Pakistani këmbëngul se vendi vazhdon të paguajë një çmim të lartë financiar dhe njerëzor për të mbështetur luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistanin fqinj. Politika, thonë zyrtarët, ka revoltuar ekstremistët fetarë pro-talebaneve në vend, të cilët kanë nisur një kryengritje vdekjeprurëse atje, duke vrarë më shumë se 40,000 pakistanezë, përfshirë edhe forcat e sigurisë.
Top Channel