Gjobë rekord për “JP Morgan”

20/10/2013 09:15

Gjigantët e “JP Morgan” pritet të gjobiten me shumën rekord prej 13 miliardë dollarësh, për përgjegjësinë e bankës në spekulimin me huatë që tronditi rëndë sistemin bankar amerikan në vitin 2007.

Marrëveshja për të paguar këtë gjobë u raportua nga “BBC” si e arritur pas bisedimeve midis drejtuesve të kompanisë dhe zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Shitja e garancive bankare të mbivlerësuara prej “JP Morgan” prodhoi një sistem spekulativ që dëmtoi rëndë tregun dhe nisi krizën e kredive në vitin 2008-09.

Një muaj më parë, “JP Morgan” u gjobit me një miliardë dollarë nga një gjykatë në Londër, pasi u provuan transaksionet me rrezikshmëri të lartë të ndërmarrë nga banka, nëpërmjet shpenzimit të shumave kolosale në bursë dhe tregjet financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA