Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Në New South Wales të Australisë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme prej zjarreve që kanë shkatërruar më shumë se 200 shtëpi, e deri tani, duken të pandalshëm.
Situata po shkon në përkeqësim për shkak të rritjes së temperaturave, ndërsa erërat e fuqishme ndihmojnë përhapjen e flakëve. Blue Mountains, në perëndim të Sidneit është rajoni më i prekur nga zjarret, që janë krejtësisht jashtë kontrollit të zjarrfikësve. Sipas autoriteteve lokale, gjendja e jashtëzakonshme do t’i japë shërbimeve të emergjencës fuqi shtesë përgjatë 30 ditëve në vazhdim, çka nënkupton edhe ndërprerjen e furnizimit me gaz apo energji nëse do të jetë e nevojshme.
Sipas zyrtarëve shtetërore, këto janë kushtet më të rrëzikshme për zjarre në të paktën 40 vjet. Java që vjen duket se do të jetë tepër e vështirë, ndërsa shpresat për shi janë zbehur krejtësisht. Banorët po përgatiten të braktisin shtëpitë nëse situata përshkallëzohet dhe shumë prej tyre nuk e dinë nëse do të mund të kthehen më. Deri tani, me qindra vetë kanë humbur gjithçka kishin.
Në New South Wales njerëzit janë mësuar të jetojnë nën kërcënimin e zjarreve pyjore, por këtë herë ato kanë nisur shumë përpara sezonit. I nxehti pritet të mbërrijë pikun të mërkurën. Nga 60 vatra zjarresh të regjistruara në këtë shtet, 15 janë jashtë kontrollit, ndërsa sipërfaqja e shkrumbruar llogaritet në 37.000 hektarë.
Top Channel