Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Me rihapjen e qeverisë federale dhe rritjes së përkohshme të tavanit të borxhit, ligjvënësit amerikanë përballen me një detyrë të vështirë; t’u gjejnë zgjidhje mospajimeve për buxhetin dhe politikat fiskale.
Presidenti demokrat, Barak Obama dhe rivalët e tij në Kongres nuk mundën të arrinin marrëveshjen mbi buxhetin e përgjithshëm federal gjatë pesë vjetëve që ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Kongresi ka miratuar masa për mbulimin e përkohshëm të operacioneve qeveritare. Të premten, ligjvenesit filluan diskutime për gjetjen e një kompromisi për buxhetin e vitit 2014-të duke shqyrtuar propozimet e dy Dhomave të Kongresit.
Tradicionalisht në Shtetet e Bashkuara, demokratet me pikëpamje më liberale mbështesin programe sociale më të gjera, me fonde më të medha, si dhe taksa më të larta për të pasurit, ndërsa republikanët që shfaqin pikëpamje më konservatore kërkojnë reduktim të taksave dhe rolit të qeverisë federale.
Marrëveshja për buxhetin mes tyre duhet te arrihet brenda mesit te dhjetorit. Analistët sugjerojnë gjetjen e zgjidhjes për shkurtimet automatike që hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2014, mes te cilave edhe ato në buxhetin e Mbrojtjes.
Presidenti amerikan, Barak Obama propozoi reduktimin e asistencën federale për pensionet dhe kujdesin shëndetësor për të moshuarit në shkëmbim të rritjes së taksave mbi amerikanët me të ardhura më të larta. Por republikanët vazhdojnë të jene kunder një tjetër rritjeje taksash, pasi toleruan-megjithese me ngurim, rritjen e tyre për familjet me te ardhura mbi 400 mije dollare ne vit.
Analistet jane skeptike që ligjvenesit demokratë dhe republikanë do të bien dakort për të ndryshuar programet e pensionit dhe kujdesit shendetesor per te moshuarit, të cilët gëzojnë popullaritet të madh.
Top Channel