Maldive, tensionohet situata

19/10/2013 00:00

Policia në Maldive ndërpreu zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale të së
shtunës, duke e vënë vendin në udhëkryq dhe pasiguri politike.

Kreu i Komisionit Zgjedhor, Fuad Towfik tha se policia ka hyrë në zyrën e tij dhe ndaloi shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Gjatë një fjalimi televiziv, Towfik e quajti një ditë të zezë për demokracinë.  Trazirat në Maldive vazhdojnë prej kohës kur ish-presidenti Mohamed Nashid u rrezua nga pushteti në rrethana te paqarta në vitin 2012.

Nashid kandidonte në këto zgjedhje por dy kandidatet e tjerë, qe u renditen pas tij, ne zgjedhjet e muajit te kaluar qe u anulluan, luftuan që zgjedhjet te mos zhvillohen. Gasim Ibrahim dhe Abdullah Jamen kerkuan një vendim gjyqësor kunder zgjedhjeve në Gjykatën e Lartë. Ata thane se nuk kishin patur kohën e mjaftueshme për të aprovuar rregjistrin e votuesve, një kërkesë e paraqitur së fundmi. Gjykata nuk e beri kete, por as nuk dha asnjë vendim për vazhdimin e procesit zgjedhor.

Zedhenesi iI policise Abdullah Nauaz i tha agjensise se lajmeve AFP se vetem nje kandidat kishte nënshkruar rregjistrin e votuesve dhe kjo ishte nje shkelje e udherrefyesit te Gjykates se Larte per vazhdimin e zgjedhjeve.Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Maldiveve anulloi rezultatin e raundit te pare që u zhvillua, në shtator, si pasoje e parregullsive. Nashid, aktualisht krye i opozites ne arqipelagut ne Oqeanin Indian fitoi 45 % te votave ndersa presidenti aktual Mohamed Uahiid vetem 5 %, por ai vendosi te terhiqej nga zgjedhjet.

Analistet thone se nese nuk behet zevendesimi i tij ne fund te mandatit ne tre jave, kjo do te nxise nje krize kushtetuese.  Vezhguesit nderkombetar vleresuan raundin e pare te zgjedhjeve dhe vendimi i Gjykates se Larte per ta anulluar procesin u denua nga perkrahesit e Nashid. Ai erdhi ne pushtet ne vitin 2008, pas zgjedhjeve te par ate lira ne Maldive por dha doreheqjen pas protestave dhe pas kryengritesjes se oficereve te policise ne vitin 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB