Emër i ri në krye të sigurisë kombëtare në SHBA

19/10/2013 00:00

Presidenti amerikan Barak Obama emeroi ish-juristin Xheh Xhonson në krye të Departamentit per Sigurine Kombetare, me 240 mije punonjës, i cili ka në përgjegjësi Agjensinë e Kontrollit Kufitar, shërbimet e imigracionit, reagimin federal ndaj katastrofave natyrore dhe mbrojtjen nga kërcënimet për sigurinë kombëtare.

Presidenti amerikan Barak Obama tha se “Xhonson ka ndihmuar ne hartimin e politikave për shpartallimin e lidershipit te Al Kaedës dhe për të anuluar vendimin për ndalimin e shërbimit ushtarak të atyre individeve që vete-deklarohen si homoseksualë”.

Nëse konfirmohet nga Senati, 56-vjeçari Xhonson do të zëvendësojë Xhenet Napolitanon, e cila mori detyrën e presidentes së sistemit universitar të Kalifornisë, shtetit me popullsinë më të madhe në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta