Dëbimi i Berluskonit nga politika

19/10/2013 00:00

Gjykata e Milanos i ndaloi ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni të mbajë poste publike për dy vjet, pas dënimit të tij për evazion fiskal.

Megjithate, perpara se kjo te hyje ne fuqi duhet te aprovohet nga parlamenti. Në fillim të këtij muaji, një panel ndërpartiak rekomandoi debimin e tij nga Senati. Nëse kjo do te ndodhë, politikani 77-vjecar do te humbë imunitetin parlamentar dhe do te ndiqet penalisht, për një sërë cështjesh.

Ai do te qëndrojë për një vit nën arrest shtëpie apo do të bëjë punë në dobi të komunitetit. Kjo e dyta do të ishte mundësia më e mirë për te. Këtë e deshmon edhe kërkesa zyrtare qe paraqiti javen e kaluar.

Vota per debimin e tij nga Senati si dhe ndalimi për të mbajtur poste publike pritet te ndodhe brenda javeve te ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB