Belgjikë, rrëzohet avioni, 10 viktima
19/10/2013 00:00
Të paktën 10 person kanë vdekur pas përplasjes së një avioni të vogël me turistë në qytetin e Namurit në jug-lindje të Belgjikës.
Kryebashkiaku u qytetit tha për agjencinë e lajmeve AFP se avioni po transportonte një grup turistësh, kur u përplasj pak pas ngritjes nga pista, duke lënë të vdekur të gjithë pjesëtarët e bordit.
Mendohet se avioni është ngritur në aerodromin e Temploux-it dhe dhjetë minuta më vonë është përplasur në një fushë.
Mediat belge njoftojnë se dyshimet e para mbi shkaqet e aksidentit bien mbi erërat e forta. Dëshmitarët okularë thonë se avioni ka humbur krahun e djathtë pak para përplasjes fatale.
Top Channel