Shkodër, katolikët në ndihmë të talasemikëve

18/10/2013 00:00

Me thirrjen e klerikeve katolike të Shkodrës dhjetëra besimtarë gjatë
ditës së sotme kanë dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë në
Shqipëri.

Dhurimi vullnetar qe ka nisur të shtunën paradite e qe vijon deri pasdite po behet ne sallen Kardinal Mikel Koliqi ne kishen katedrale te qytetit te Shkodres. Prej disa ditesh nje fushate ne ndihme te femijeve talasemike kryesisht ne zonen e Lushnjes ka nisur nga organizma te ndryshem nisur nga shqetesimi qe mjeket dhe prinderit e femijeve kane ngritur per mungesen e theksuar te gjakut, pa te cilin jeta e talasemikeve eshte e veshtire dhe pothuajse e pamundur.

Me heret shoqata e dhuruesve te gjakut ka organizuar disa veprimtari te ngjashme, ndersa sot kjo veprimtari ne ndihme te talasemikeve eshte organizuar dhe kryer nga kleriket katolike ne Shkoder. Thirrjes se tyre sot ju bashkuan shume persona, besimtare te cilet dhuruan gjak.

Top Channel