Presidenti Barack Obama do të rikthejë një këshilltar të besuar anti-terrorizëm nga mandati i parë i tij, duke nominuar ish-gjykatësin e lartë të Pentagonit, Jeh Johnson, si Sekretar të Sigurisë së Brendshme.
Obama pritet ta shpallë kandidaturën e Johnson të premten. Ai duhet të konfirmohet nga Senati, përpara se të marrë postin, që së fundi është mbajtur nga Janet Napolitano, i cili dha dorëheqjen në gusht për t’u bërë president i sistemit universitar të Universitetit të Kalifornisë.
Si këshilltar i përgjithshëm në Departamentin e Mbrojtjes, gjatë luftrave në Irak e Afganistan, Johnson ishte një avokat agresiv i një numri çështjesh ligjore komplekse dhe të diskutueshme. Ai mbikqyri përshkallëzimin e përdorimit të sulmeve me avionë të telekomanduar (dronët), riorganizimin e komisioneve ushtarake për të gjykuar të dyshuarit për terrorizëm, në vend që të përdorte gjykatat civile, dhe në shfuqizimin e ndalimit në ushtri të anëtarëve gay të shërbimit. Ai hartoi gjithashtu mbrojtje ligjore për sulmin ndërkufitar amerikan në Pakistan, nga i cili mbeti i vrarë Osama bin Laden.
Një zyrtar i lartë i administratës së Obamës konfirmoi të enjten përzgjedhjen e Johnson, gjë që u raportua fillimisht nga “The Daily Beast”. Megjithatë, zyrtari nuk ishte i autorizuar të fliste mbi kandidimin, ndaj dhe nuk u identifikua.
Ai tha se Obama zgjodhi Johnson, për shkak të eksperiencës së tij si një lider i sigurisë kombëtare. Zyrtari theksoi gjithashtu se Johnson mbikqyri punën e më shumë se 10 mijë gjykatësve dhe ishte përgjegjës për rishikimin e çdo operacioni ushtarak të aprovuar nga presidenti dhe Sekretari i Mbrojtjes.
Top Channel