Washington Post: Dronët iranianë goditën stacionin e CIA-s në ambasadën në Riad Marrëveshja mbi tavanin e borxhit dhe rihapjen e Qeverisë federale, u cilësua një fitore e Barak Obames.
Nen presionin e paaftesise se shlyerjes se detyrimeve financiare dhe termetit ne tregjet e brendshme e ato globale, republikanët u dorëzuan e pranuan ujdinë. Por me t’u kapercyer ngërçi qe shtrengonte si dare Kongresin, Obama i eshte rikthyer nje tjeter pike te rendesishme te axhendes se tij: reformes se emigracionit. Pasi beri thirrje per angazhim te ri dypartiak në përgjigje të sfidave kombëtare, shefi i shtepise se bardhe sinjalizoi se do t’i beje presion Kongresit per miratimin e masave te reja te emigracionit.
“Tre jane prioritet per pjesen e mbetur te vitit: kalimi i buxhetit, reforma e emigracionit dhe projektligji per bujqesine.Detyra e ndreqjes se sistemit defektoz te emigracionit, duhet çuar deri ne fund. Pjesa me e madhe e amerikaneve mendojne se ky eshte veprimi i duhur. Dokumenti pret driten jeshile te Dhomes se Perfaqesuesve”, tha Obama.
Gjate ketij viti, Senati ka miratuar një sistem reformash në politikat amerikane të emigracionit, te cilat do te forconin kontrollin kufitar e do të ofronin një rrugë drejt shtetësisë për miliona emigrantë pa dokumenta.
Por nisma ngeci në Dhomën e Përfaqësuesve, ku shumë anëtarë e konsiderojnë presionin për legalizim si amnisti për shkelësit e ligjit. Ekspertet mendojne se ligjvënësit mund të shqyrtojnë një propozim që nuk ofron shtetësi për personat pa dokumenta të rregullta. Republikanet ne Dhomen e Ulet, sipas tyre, mund te pajtohen me idene qe ketyre individeve t’u jepen viza pune çka i kthen ne persona me dokumenta të ligjshëm, por pa të drejtën e shtetësisë.
Top Channel