Ekonomia kineze njohu përshpejtimin e parë të rritjes gjatë 2013-s, në tremujorin nga korriku deri në shtator, treguan të dhënat zyrtare të publikuara gjatë së premtes.
Ekonomia e dytë më e madhe e botës njohu një rritje prej 7,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në gjysmën e parë të vitit rritja kishte qenë prej 7,5%.
Të dhënat zyrtare gjithashtu treguan rritjen e prodhimit industrial dhe të investimeve.
Rezultatet e muajve të mëparshëm kishin bërë që të ekzistonte frika se trajektorja e rritjes kineze kishte nisur të ngadalësohej.
Pekini ka caktuar një objektiv për rritjen vjetore në 7,5% gjatë këtij viti dhe sipas analistëve, pas këtij tremujori të tretë shumë pozitiv pritet që kjo pritshmëri të arrihet.
Song Seng Wun, një ekonomist i “CIMB Research”, veçoi për “BBC” se ndryshe nga dekadat e shkuara, kur ekonomia kineze është varur kryesisht nga eksportet dhe rritja industriale, tashmë ajo po ndikohet gjithmonë edhe më shumë nga rritja e konsumit të brendshëm.
Top Channel