Ndërsa të akuzuarit e operacionit policor “Ikona”, Gjergj Thimo dhe Arben Spaho janë nën masën e arrestit me burg, Prokuroria ka hedhur vështrimin nga ekspertet e botës së artit për të marrë këshillen e tyre artistike në ndihmë të hetimeve.
Një burim i tha “Top-Channel” se për këtë arsye është kërkuar ngritja e një grupi ekspertesh për të verifikuar të gjitha veprat e artit të sekuestruatra, në mënyre që t’u jepet përgjigje pyetjeve teknike, si cilët janë autorët e këtyre veprave, cilës periudhë i përkasin, a ishin të shpallura në kërkim në faqen e Interpolit, cilat prej tyre jane të cerfitikuara dhe cilat jo, a egziston një inventar i tyre?
Për këtë, thanë burimet, grupi i ekspertëve do të huazohet nga Ministria e Kulturës me persona që i njohin veprat e artit që nga ikona kishtare e murale apo pikturat e bronzit, por edhe nga instituti i trashëgimisë kulturore dhe vetem pasi të mbërrihet në një konkluzion që do të përshkruajë historikun e se cilit nga këto objekte pritet të ndërmerren hapa të tjerë hetimorë.
Gjithashtu mësohet se prokurori, Ervin Karanxha i kërkon Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të pasurive kulturore që t’i vendosë në dispozicion shkresat e lëshuara nga prej saj, në adresë të koleksionistit Gjergji Thimo për veprat që mendohet se i akuzuari mund të ketë certifikatë pronësie.
Mes personave që do të pyeten në vijim do të jenë edhe zyrtarët e këtij institucioni bëjnë me dije pjesëtarë të grupit të hetimit.
Top Channel