Mariana Longu prej vitesh nuk shkon në punë. Ajo është kujdestarja e vetme e fëmijës së saj 6-vjeçar autik.
Familja jeton në gjendje kritike në qytetin e Tepelenës.

 Banesa ku aktualisht jetojnë ajo me të dy fëmijët dhe bashkëshortin është një ngrehinë e vjetër, një ish-magazinë e kohës së socializmit që rrezikon shembjen dita ditës. Familja nuk ka asnjë të ardhur për të trajtuar Athinanë 6-vjeçare që vuan prej autizmit. Mariana thotë se gjendja e saj përkeqësohet vazhdimisht dhe vetëm ilaçet nuk bëjnë asgjë.

Familja jeton me borxhe dhe me një listë që zgjatet në dyqanin e lagjes. Njerëzve ju vjen keq,- thotë Mariana,- më japin kush ushqim për vajzën e kush ndonjë veshje por gjendja e familjes është kritike.

Të ardhurat e vetme për ta mbeten pensioni që përfiton fëmija dhe paga e pak ditëve punë në muaj e bashkëshortit të Marianës. Gjendja duket se do të përkeqësohet për të gjithë  me ardhjen e dimrit ndërsa Mariana kërkon ndihmë të paktën për të siguruar një trajtim të përshtashëm për fëmijën e tyre të sëmurë.

Top Channel