MotoGP, Rossi nderon Simoncelli-n

13/10/2013 17:50

Në përfundim të garës së MotoGP në Sepang të Malajzisë, Valentino Rossi i ka bërë homazh ish-pilotit italian Marco Simoncelli.

Në pistën, ku piloti nga Coriano humbi jetën dy vjet më parë, “Doktori” mori një flamur me numrin 58 të Simoncelli-t dhe e ka mbajtur me vete gjatë xhiros së përshëndetjes dhe kthimit në bokse.

“Fola me mekanikët e tij dhe djemtë e ekipit Gresini, të cilët më kërkuan nëse do të mund të bëja dicka në përkujtim të “Sic”. Shpresoja të ngjitesha në podium, ndaj dhe mendova për këtë flamur. Kjo është pista ku ndodhi incidenti famëkeq dhe na risjell në kujtesë kujtime të hidhura… E megjithatë, pavarësisht se nuk munda të dilja në 3 vendet e para, vendosa të bëja një xhiro me flamurin e tij”, shpjegoi Rossi, i cili me motorin e tij kaloi mbi trupin e Simoncelli-t, në mënyrë të pavullnetshme, gjatë aksidentit të rëndë të vitit 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA