Dy mjekë të spitalit të Korçës kanë përfunduar në prangat e policisë
pasi përfitonin nga profesioni i tyre për të marre para nga qytetarët të
cilët kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Policia permes operacionit te koduar “Kirurgu” ka  bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy mjekëve, nën akuzën e korrupsionit. Pasditen e se premtes, nga Seksoni kundër Korrupsionit pranë kësaj drejtorie u arrestuan shtetasit: Nikolla Nunka, 59 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mjek kirurg pranë spiatalit civil Korçë, dhe Ismail Uzuni, vjeç 61, banues në Pogradec, me detyre mjek reanimator pranë spitalit civil Pogradec.  

Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi 2 mujor të kryer prej strukturave të policisë, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë së tyre.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme organit të Prokurorisë për veprën penale të Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike të kryer në bashkëpunim. Rasti flagrant qe ka cuar mjeket ne pranga ka qene per nje qytetar qe do t’i nenshtrohej nje nderhyrje kirurgjikale ndersa sipas te dhenave mjeket i kane kerkuar atij shumen prej 200 mije lekesh te vjetra.

Burime te policise thane se pas dy muaj hetimesh dhe dokumentimi te rasteve ku mjeket “zhvatnin” pacientet e tyre para se ti fusnin ne sallen e  operacionit, eshte realizuar edhe nderhyrja dhe arrestimi ne flagrance.  
Shuma u paracaktohej familjareve dhe ndahej ne menyre te barabarte mes dy mjekeve sapo ata perfundonin operacionin ndersa ka pasur edhe raste te tjera te ankesave te qytetareve te cilet trajtoheshin nga mjeku Nunka me semundje te tjera.

Ky eshte rasti i pare i arrestimit te mjekeve ne Korçe pavaresisht se pacientet shpesh kane deklaruar publikisht se iu jane kekrkuar shumea te ndryshme ne kembim te sherbimit mjekesor ne spitalin shteteror. Ndaj mjekeve te spitalit te Korçës jane rregjistruar raste te shumta te procedimit penal me akuzen e mjekimit te pakujdesshem por ne te gjitha rastet ata kane vijuar detyren e tyre.

Të arrestuarit mohojnë akuzën

Mjekët e akuzuar për korrupsion të cilët përfunduan një ditë më parë nën prangat e policisë, në dëshminë e tyre para bluve të Korçës nuk e kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre.

Nikolla Nunka dhe Ismail Uzuni, kirurgu dhe reanimatori që u arrestuan menjëherë pasi kryen një operacion, kanë deklaruar në polici se një familjar i pacientes së operuar u ka dhënë lekët me dëshirë dhe se kjo nuk ka qenë një kërkesë e tyre.

Ata kanë pretenduar se pasi kanë operuar një qytetare nga tëmthi, një familjar i saj u ka futur në xhep shumën prej 5 000 lekë të reja si mirënjohje pasi operacioni doli me sukses.

Policia një ditë më parë bëri me dije se arrestimi i mjekëve erdhi si rezultat i një hetimi 2 mujor, ku janë dokumentuar edhe raste të tjera.

Top Channel