Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut si edhe Shoqata e
Talasemisë në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit te Elbasanit kanë
organizuar sot aktivitetin me titull “Flaka e Dashurisë dhe
Solidaritetit”.

Qellimi eshte sensibilizimi per te nxitur dhurimin vullnetar te gjakut. Prej disa kohesh Banka e Gjakut ne lushnje ku trajtohen 300 femije te semure talasemike kishte mungesa te theksuara te gjakut dhe kjo solli edhe fushatën që nisi nga Lushnja vijoi në Elbasan dhe do të kulmojë në Tiranë.

Pas parakalimit me flamuj neper qytet njerezit jane ndalur ne sheshin në qendër të qytetit te Elbasanit u ngrit edhe një tendë ku dhjetera qytetare iu bashkuan vullnetarisht nismes per te dhuruar gjak.

Top Channel