Pluhuri e ndotja shton astmatikët/ Në Shqipëri vuajnë mbi 140 mijë persona, numrat në qytete po rriten me shpejtësi 1 ne 4 persona preket gjatë jetës nga një çrregullim mendor. Ankthi,
humbja e humorit, depresioni janë më të shpeshtat me të cilat
përballemi.
“Depresioni është një sëmundje që prek të gjitha grupmoshat. Faktorët e jashtëm janë gjithashtu shumë kompleks, duke përfshirë ngjarjet stresante te jetës, papunësia, ndarjet. Ndodh që depresioni mund të kalojë pa u konstatuar. Kur kalohet në formë të lehtë manifestohet me prishje gjumi, lodhje. I bëhet apel mjekëve të parësorit që të jenë më të vëmendshëm kur shohin simptoma të tilla tek pacientët. Njerëzit e kanë shumë të vështirë për të kërkuar psikiatrin”, thotë mjekja psikiatre, Fatmira Elezi.
Personat qe preken nga çrregulime mendore, ne vendin tone ndihen te paragjykuar dhe perjashtuar dhe ngurrojne te kerkojne ndihmen e mjekut.
Ne Diten Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, me mbeshtetjen e SOROS-it, per femijet qe marrin terapi ne Sherbimin e Psikiatrise eshte pershtatur nje dhome, ku keta femije te mos ndihen si ne spital.
“Nuk është thjesht një dhomë rekreative, është një koncept, të cilin me ndihëm e aktorëve të tjerë ne do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Në emër të ministrit të Shëndetësisë dëshiroj të ftoj të gjithë aktorët e shoqërisë civile, apo edhe aktorë të tjerë, për të kontribuar në këtë fushë, sepse është një nga mënyrat më efikase për të luftuar stigmën dhe diskriminimin”, tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
I pranishem Avokati i Popullit Igli Totozani ngrit me shqetesim problematiken e sherbimeve psikiatrike ne burgje.
“Eshtë problem i madh psikiatria në burgje. Të gjithë ata pacientë me mjekim të detyrueshëm gjenden sot me regjime burgjesh, çka është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Prej disa vitesh Avokati i Popullit është duke e ngritur këtë problem. Duhet gjetur zgjidhje për këto probleme për gjetjen e zgjidhjeve të këtyre probleme që janë të drejtpërdrejta të lidhura me të drejtat e njeriut”, tha Totozani.
Te paturit e nje problemi te shendetit mendor nuk eshte i ndryshem nga te paturit e nje problemi shendetit fizik. Mjeket theksojne se nuk duhen neglizhuar shenjat dhe trajtimi pasi dhe keto semundje jane te sherueshme.
Top Channel